LEXO – STAGNIMI EKONOMIK I DIBRËS

 

MËRGIMTARËT TË PAKËNAQUR NGA BYROKRACIA ADMINISTRATIVE

 

 

 

-         Viteve të 80-ta në Dibër kishte mbi 5 mij të punësuar kurse numri i të pa punëve ishte vetëm 500, kurse sot të punësuar janë mbi 2 mij por numri I të papunëve është rreth 4 mij.

Dibra pas tranzicionit pësoi një stagnim të zhvillimit ekonomik meqë sipas ekonomistëve lokal pati probleme si me privatizimin të objekteve kapitale ekonomike ashtu edhe me investimet minimale që kanë bë mërgimtarët tanë në vendlindje. Përvec disa privatizimeve të sukseshme, sich janë Banjat e Dibrës – Capa, si dhe Ndërmarja ndërtimore ,, Korabi,, kapacitete të tjera ekonomike u shuan dhe falimentuar duke lënë pa punë qindra dibranë.

Në ndërmarjet sic ishin Kombinati I Tekstilit,, Novosti,, Kombinati buqësor ,, Progres,, Fabrika e Gjipsit ,, Radika,, , Fabrika e qelqit, fabrika Deplast, e të tjerë , viteve të 70 dhe të 80-ta  ishin të punësuar mbi 5 mij dibranë, thonë statistikat të atyre viteve. Po sipas ata të dhëna   me tranzicionin shumë ndërmarje falimentuan dhe nuk mundën që të privatizohen efektivisht.  Në atë kohë  në Dibër kishte vetëm 500 të papunë kurse numri I studentëve ishte 450. bëhet fjalë për një etapë të fuqishme të zhvillimit ekonomik të Dibrës .Kjo dinamikë zgjatë deri në vitin 1991, kur filloi procesi I tranzicionit.

Ish drejtori I kombinatit të tekstilit ,, Novost,,  Jakup Marku ku viteve të 80 ishin të punësuar 1 mij dibranë, thotë se viteve të 90-ta filloi të ndjehet kriza ekonomike dhe ndryshimet që ndodhën në gjith bllokun lindor. Filluan humbjet të tregut edhe atë deri të 90 përqind, të cilët cuan edhe fabrikën në falimentim. Marku I cili ka qenë edhe nënkryetar I komunës dhe është marë drejt për drejt me cështje ekonomike, shton se sic paraqitet situate aktuale , nuk shpreson se do të ketë përmirësim të lëvizjeve ekonomike në Dibër. ,, Jam skeptik, për 20 vitet e ardhëshme, meqë faktorët thithës për nxitjen e investimeve ballafaqohen me problemet e infrastrkturës, burokracisë etjer. Mos funskionimi I sistemit për vaditje që sipas mua është përgjegjësi e pushtetit lokal thotë Marku ndikon negativish në zhvillimin e buqësisë.

Kryetari I Odës rajonale ekonomike në Dibër Rolant Pahumi duke komentuar situatën aktuale ekonomike në komunë por edhe në rajon, thotë se ka patur një stagnim të dukshëm ekonomik. Edhe gjatë vitit që kemi para shton Pahumi nuk pres ndonjë përmirësim të situatës. Stagnimi ekonomik do të vazhdojë dhe mund të ketë sipas tij një stagnim më radikal për shkak të krizës globale. Dibra në të kaluarën ka patur një zejtari të fuqishme, por sot ajo zhduket. Zejtaria kishte ndikim pozitiv ekonomik. Por, kemi një infrastruktur të dobët dhe për investitorët të jashtëm ka nevojë që kornizat ligjore të pastohen nga taksat . Për fat të keq Dibra nga mërgimi masiv tani ska fuqi puntore .

Problemi i zhvillimit ekonomik i Dibrës është një temë që debatohet edhe mes mërgimntarëve dibran që punojnë dhe jetojnë në SHBA por edhe në disa shtete të Europës Perëndimore. Ibrahim Kolari është mërgimtar që jeton në Njy Jork. Ai si bizinsmen i sukseshëm atje është një ndër të rrallët që ka investuar edhe në Dibër. Kolari viteve të 90-ta me sukses privatizoi ndërmarjen ndërtimore ,, Korabi,,. Po sipas tij problemi kryesor i shtimit të investimeve qëndron tek korupsioni nga pushteti, dhe  situata haotike me normativat Ligjore. Jo vetëm unë por edhe mërgimatrë të tjerë të cilët kanë dëshirë të investojnë hasin në probleme të shumta sidomos në sigurinë e biznesit, infrastrukturën katastrofale rrugore, probleme me furnizimin të rregullt të ujit dhe rrymës sidomos gjatë sezonit veror por edhe probleme me mitos dhe korupsionit në administratë. Ne si mërgimatrë shton Kolari kemi interes që të investojmë meqë e duam Dibrën por Ligjet bëjnë bariera por problem është edhe elementi i byrokracisë. Ka persona të cilët drejt për drejt kërkojnë mito me cka edhe stagnohet investimi në Dibër.

Shumë mërgimtarë pohojnë fjalët e Ibrahim Kolarit. Dhjetra bizismen dibran që punojnë dhe jetojnë në Amerik por edhe në Itali, Zvicër e tjer janë të gatshëm të investojnë. Por, kërkojnë kushte që investimi i tyre të mos jetë i rrezikuar dhe të investohet atje ku ka një infrastrukturë e cila garanton sukses.

Në vitet që kaluan investim shembullor në trasformimin e ndërmarjeve ishte privatizimi i banjave të Dibrës. SH.A ,, Banjat e Dibrës-Capa,, me pronar Mexhit Capën bënë privatizimin e ndërmarjes publike të dikurshem që ka kapacitet në lokalitete banjare Banjisht dhe Kosovrast. Bëhet fjalë për një insvestim të bizismenëve lokal që flet për faktin se edhe biznesi i vendit është i fuqishëm. Me privatizimin e ndërmarjes në v 2003 filluan investime disa miljonëshe që sollën modernizimin e kapaciteteve hoteljerike dhe shtimin e numrit të të punësuarve.

Mexhit Capa thotë se investimet do të vazhdojnë dhe do të rritet dukshëm numri i të punësuarve. Edh ekonomistët e tjerë thonë se privatizimi I Banjave në Dibër solli një kthesë pozitive në këtë ndërmarje dikur shtetërore e sot në duart e bizismenti dibran Mexhit Capa.

Me një interes të vecantë lëvizjet ekonomike ndjekin edhe  subjektet politike duke dhënë komente të ndryshme por njëkohësisht edhe organziatat qytetare .

Organizatat qytetare,, 1 dollar për Dibrën,, shpesh herë ka debatuar në kët temë. Ilirijan Fetahu kryetar I kësaj shoqate thotë se një domethënje të madhe për thithjen e investimeve ka nevoja për më shumë informacione për mërgimtarë në lidhje me anën Ligjore por edhe për sferat të cilët janë në interes si të investitorëve ashtu edhe në interest ë komunës. Dibra ka resurse të mëdha thotë ai , por oferat duhet të jenë më konkrete.

Kryetari I Dibrës Argëtim Fida tha se gjatë gjashtë viteve të kaluara komuna jonë  bëri përpjekje që të përgadisë strategji për zhvillimin ekonomik dhe profilin e komunës, dhe bëri planin detal urbanistik për zonat ekonomike dhe turistike, që të mundësojë kapitalit privat marjen e inciativë për ndërtimin  e objekteve industriale dhe hoteljerike , me të vetmin qëllim që të rinjtë dibran të gjejnë veten e tyre  nëpër kompanitë që do hapen dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre në Dibër.

Gjatë kësaj periudhe shton Fida kemi sjell plane  detale urbanistike edhe atë kompleksi industrial Knauf, kompleksi industrial Voshishtë në Kosovrast të Poshtëm, Kompleks indusrial tek ish gazerma, kompleksi hotelerik në Kosovrast të Poshtëm si dhe plani detal që është në përfundim të sipër për kompleksin turistik Banjisht, që parasheh ndërtimin e një hoteli .

Njëherit pas privatizimit të të fabrikës ish tharëses të duhanit, nga një bizismen dibran në diasporë bëhen përgaditjet për hapjen  të lëshimit të linjës për shporetë dhe kalldojeve. Gjithashtu shton kryetari Fida jemi në përgaditje të planit detal për urbanizëm për një linjë prodhuese të ujit për pije  I cili do të fillojë ekspoatimin e terpetinës nga Banjishti.

Ai shton se me këto kapacitet ne si komunë kemi shpresa që në fazën e parë të punësohen prej 100-200 të rinj dibran, me cka komuna I realizon premtimet e veta elektorale.

Sigurisht se kemi bë shumë dhe jemi të gatshëm të japim leje ndërtimi për 9 fabrika  dhe dy hoteljeve të reja, dhe me kushtet që i kemi për 1 eurom2 dhe komunale të ulta, ju mundësojëm biznismenëve dibra që të investojnë pasi që kurrë ska pasë kushte më të volitshme  se tani dhe jemi më atraktiv në Maqedoni që ofrojmë kushte të këtilla për investitorët shton Fida.

Element negativ është mungesa e infrastrukurës  rrugore moderne, por shton Fida se jemi duke lobuar tek Qeveria  dhe gjatë vitit 2012 do të rikonstrutohet rruga Dibër- Strugë dhe Ura e Boshku- Dibër , e më pas do të vazhdojnë me rikonstruktimin e rrugës deri tek vendkalimin KUFITAR- Bllatë, dhe me shprese se dhe rruga e Arbërit të përfundon në v. 2013, dhe mendojmë qe edhe kjo penges të tejkalohet , dhe që investitorët në Dibër tju ofrohen të gjithë kushtet .

Leave A Comment